Fjalë Mirëseardhëse
16605
page-template-default,page,page-id-16605,bridge-core-3.0.4,extensive-vc-1.9,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.5.4,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-29.0,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,qode_header_in_grid,qode-wpml-enabled,evc-predefined-style,wpb-js-composer js-comp-ver-6.9.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-4

Fjalë Mirëseardhëse

Mirë se vini në  “Hungarissimo”, celebrimin e Ditëve të Kulturës Hungareze në Shqipëri!

 

“Hungarissimo” është tashmë një markë e njohur ndërkombëtarisht, me evente të rëndësishme të organizuara më herët në Hungari dhe në Shqipëri. Por, tashmë po vjen për herë të parë me një dimension të ri: më të plotë, më inovative dhe me një buqetë fantastike pjesëmarrësish. Programi i propozuar i këtij viti është unik në larminë e tij të aktiviteteve. “Hungarissimo” do të sjellë në Shqipëri artistë dhe autorë me famë botërore, si dhe artistë të rinj e të suksesshëm për performanca ndërkulturore.

 

Meqenëse Tirana është zgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe aktivitetet në qytet janë të orientuara drejt synimit dhe angazhimit të brezave të rinj, “Hungarissimo” do të synojë në mënyrë specifike këto grupe kryesore demografike me aktivitete dhe programe të zgjedhura. Duke pasur si objektiv angazhimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, programe të tilla do të ndihmojnë artistët e rinj të zhvillojnë aftësitë dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre duke marrë pjesë në aktivitete që lidhen me artin, kulturën, arsimin dhe aktivizmin rinor.

 

Elementi i shtuar i këtij edicioni është se Festivali nuk do të vijë vetëm në Tiranë, por do të zhvendoset edhe në Fier dhe në Korçë, dy nga qytetet shqiptare më me traditë në fushën e kulturës. Së bashku, do të përjetojmë jo vetëm kënaqësinë e aktiviteteve të posaçme të parashikuara për aty, por edhe emocionet e rikujtimit të disa prej personazheve dhe fenomeneve më përcaktuese në historinë e afërme të artit shqiptar.

 

Ndërkohë që numërojmë ditët deri në fillimin e aktiviteteve, ju ftojmë të shënoni në kalendarin tuaj këtë event që nuk duhet humbur. Masterklasat e larmishme, konferenca e jashtëzakonshme Kodály, arti i inteligjencës artificiale, kombinimi unik i muzikës jazz dhe lojës së shahut, e mjaft aktivitete të tjera do të vijnë për herë të parë në Shqipëri!

 

Së fundmi, dëshiroj të shpreh falenderimet për të gjithë ata që do e bëjnë të mundur këtë event të paharrueshëm, miqtë dhe mbështetësit e Festivalit në Shqipëri dhe përtej kufijve të vendit!

 

Almira Emiri – Möllendorf 

This site is registered on wpml.org as a development site.