Hungarissimo është një mundësi unike për të sjellë sa më pranë kulturën shqiptare dhe atë hungareze. Duke i njohur të dyja këto kultura shumë mirë, mund të them pa frikë se pranëvënia e tyre vjen plotësisht e natyrshme dhe organike në këtë eveniment dhe ofron një çelës të jashtëzakonshëm për njohjen më të mirë ndërmjet dy popujve.
Almira Emiri-Möllendorf
Si ish-Ambasadore e Shqipërisë në Hungari, kam pasur privilegjin të jem dëshmitare e miqësisë së vjetër ndërmjet dy popujve dhe potencialit për ta thelluar atë. Këtë vit, ky festival vjen si një celebrim i denjë i 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe një shenjues i asaj që duhet të vijë në 100 vitet e ardhshme.
Mira Hoxha
Promovimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve brenda kontekstit të gjerë europian duhet bërë në një rrafsh shumëplanësh dhe ky festival vjen si një përpjekje e tillë. Krahas punës diplomatike, e cila sigurisht nuk rresht asnjëherë, arti dhe kultura janë dy fusha esenciale që mund të sjellin më pranë dy vendet dhe të nxjerrin në pah mundësitë e bashkëpunimit.